Konkursi për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion, i shpallur në tetor, u anulua sot për shkak se duhet të shpallet një konkurs i ri në përputhje me ligjin e ri për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave. Kryetari i Komisionit për zgjedhjet dhe emërime, Ilija Dimovski, tha se ligji i ri do të bëhet më e komplikuar përzgjedhja e zyrtarëve të antikorrupsionit.

“Procedurat e reja për zgjedhjen e anëtarëve do të jenë më e ndërlikuar, sepse ju duhet të kemi kritere të qarta të përcaktuara nga Kuvendi dhe qartë janë të shënuara afatet të cilat do të jenë mjaftë të ngushta për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Do të duhet që ky Komisioni jonë për zgjedhje dhe emërime për të hartuar një komision përzgjedhës i cili do të përbëhet nga shtatë anëtarë, dy nga qeveria, dy nga opozita, dy përfaqësues të organeve për bashkëpunim midis Qeverisë dhe shoqatave dhe fondacioneve dhe shoqërisë civile dhe një propozimi nga Avokati i Popullit”, tha Dimovski.

Dimovski shtoi se për herë të parë janë parashikuar intervista publike me përfaqësues e ASHAM-it, nga bashkësia ndërparlamentare, shoqatat e qytetarëve të cilët do të aplikojnë për të qenë pjesë e procesit të intervistave publike.

Në konkursin e anuluar u paraqitën 39 kandidatë për anëtarë të Antikorrupsionit, ndërsa konkursin e ri duhet ta publikoj kryetari i Kuvendit, pas publikimit të Ligjit në gazetën Zyrtare.

Loading...