Nga SHA “EVN Maqedoni” informojnë se nesër për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrodistributiv, pa energji e elektrike do të mbeten shfrytëzuesit në disa komuna të Shkupit.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 10:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Frank Harkort Maning” në Komunën Kisella Vodë.

Prej orës 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga rrugët 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 në fshatin Batincë në komunën e Studeniçanit, përderisa pa rrymë nesër do të mbeten shfrytëzuesit gjatë periudhës prej orës 13:00 deri në orën 16:00 nga rr. “Elisie Popovski Marko” në Komunën Qendër.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 12:00 rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit nga rr. “Kërsto Rakovski” nr.3 dhe rr. “Shidska” numrat 4, 6, 8 dhe 16 në Komunën Gjorçe Petrov, ndërsa në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e një pjese të rr. “Prashka” në Komunën Karposh.

Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 13:00 rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit nga marketet Reptil. Gigo, Kam dhe restoranti Aleksandar në rr. “Radishanska” në Komunën e Butelit.

Pa rrymë do të mbeten në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit nga rr. “Ivan Cankar” nga nr. 37A deri në nr. 57B në Komunën Karposh, në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit nga rrugët “Vasil Levski” dhe “Gjorgji Abaxhiev” në Komunën Kisella Vodë, përderisa në periudhën prej 9:00 deri në orën 11:30 shfrytëzuesit nga fshatrat Rashçe, Kopanicë, Bojanë dhe një pjesë e vogël e fshatit Kondovë në Komunën e Sarajit.