Në ora 13:00, do fillojë vazhdimi i seancës së 75-të të Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën do të zhvillohet diskutimi për fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese të paraparë me Marrëveshjen e Prespës, së nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Shumica parlamentare ende nuk i ka siguruar 80 vota, pasi që deputetët e Lëvizjes BESA e kanë kushtëzuar votën “për” me amendamente që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” – për të cilat janë duke u realizuar takime koordinuese me grup ekspertësh për të shqyrtuar mundësitë e përfshirjes së tyre në pakon e ndryshimeve kushtetuese.

Përndryshe, dje kryeministri Zoran Zaev duke i prezantuar argumentet pse duhet të votohet për ndryshimet kushetuese, i falënderoi të gjithë që kanë dhënë kontribut dhe tha se me Lëvizjen Besa ende nuk janë marrë vesh por që pret marrëveshje.
LEXO: Ndryshimet kushtetuese, Lëvizja BESA me kryetar Kasamin ende nuk është bindur

“Vota juaj PËR është votë për adhmërinë dhe për NATO-n” tha mes tjerash ai.

Loading...