Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm vizitoi shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me rastin e 7 marsit – Ditës së Mësuesit.

Haradinaj deklaroi se përpjekja për t’i edukuar brezat nisi që në Korçën historike, për të vazhduar ndër vite, me qëllimin më njerëzor, dijen.

Ai tha se sot ky mision vazhdon nga mësimdhënësit tanë, kudo ndër trojet shqiptare.

“Misioni do të vazhdojë, tani me kujdesin më të dinjitetshëm institucional. Si popull e kemi një dashuri të madhe për arsimin, prandaj mësuesit po ia kthejmë dinjitetin e nxënësit po ia rrisim dashurinë për dije”, u shpreh Haradinaj.