Një herë në vit, në 14 mars, Elbasani shnderrohet ne kryeqytetin e aktiviteteve per Diten e Veres. Festa me origjine pagane, vijon te mbetet nje tradite e fortë e ketij qyteti.

Në Elbasan nuk festojne vetem banorët e tij por edhe ata të qyteteve të tjera.

E në ditën që shënon ndërrimin e stinës, nuk munguan veroret.

Ballokumet në qytet mund ti shohesh kudo, por cilat jane sekretet e saj?

ARMAND TAPA

PASTICIER

“Sekreti jane perberesit, duhet te jenë te fresketa, gjalp,veze dhe masa.”

 

Sekretet e ballokumes, duket se trashegohen brez pas brezi në këtë qytet, edhe Armandi ka mësuar nga me te vjetërit.

 

“Kam 10 vjet qe punoje ne furre, receten e kam mesuar nga furrxhinje e vjeter te qytetit.”

Edhe pse dita e veres eshte nje traditë e lashtë e Elbasanit, menyra e festimit të saj ka ndryshuar shume gjate viteve të fundit.

 

SALI DARDHA

PENSIONIST

Nëna na i bemte gjerat gati qe ne darke, ndante histet dhe më pas shkonim ne fusha luanim dhe argëtoheshim…

 

Por menyra e festimit sot, nga të vjetërit shikohet me skepticizem.

 

“Të gjithe iknim jashte qytetit, tani mblidhen në bulevard, pluhur, mbipopullim. Elbasani ka shume vende te bukura që mund të shfrytëzohen për këtë ditë për piknik.

 

Saliu tregon edhe embelsirat karakteristike te kesaj dite, edhe pse sot ajo qe njihet me shume eshte ballokumja.

 

 

Festimet e dites së verës në Elbasan u shoqeruan edhe me aktivitetet te organizuar nga bashkia e këtij qyteti, ku nuk mungoi as prania e politikaneve në qytet.

 

 

Këtë rradhë moti i vrenjtur nuk i favorizoi festimet, por ai nuk e pengoi dot vërshimin e njerëzve në rrugë.