Bashkëpunimi i dytë i artistëve

Dy artistët e njohur me famë botërore, DJ Khaled dhe Cardi B, po sjellin edhe një bashkëpunim për publikun.

Khaled këtë bashkëpunim e kanë konfirmuar përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shihen se janë në sheshin e xhirimeve për klipin e këngës, shkruan rtv21.tv

Më kanë thënë që nuk mund ta kesh Cardi B në album, kështu që ne u përkujdesëm që së bashku të bënim një himn si dhe një videoklip epik”, ka shkruar në mbishkrimin e videos DJ Khaled.

Përveç këtij bashkëpunimi, DJ Khaled gjithashtu ka treguar që është duke punuar në albumin e tij më të ri, që do të titullohet “Father Of Asahd Album 2019!”,  duke iu thënë fansave të tij që punën e albumit ta mbajnë sekrete.

Loading...