Shumë nga ne dëshirojnë që flokët t’i shkurtojmë ashtu siç na pëlqen, ashtu siç edhe i themi berberit.

Por një burrë në Kinë ka mbetur i çuditur se sa shumë i shikon detajet berberi ku ai preu flokët së fundi.

Bëhet fjalë për një trekëndësh të bërë në kokën e tij, pasi që klienti në fjalë kishte kërkuar nga berberi t’i printe flokët si një djalë në fotografi.

Por fotografia ishte e shkëputur nga një video e cila kishte në të butonin “play”, buton ky që edhe u vendos në kokën e djalit.

Tashmë kjo video është bërë virale dhe po shkakton shumë të qeshura.