Me 07.03.2019 në ora 09.30 në SPB Shkup, një burrë 43 vjeçar nga fshati Studenican, Shkup ka lajmëruar se me 05.03.2019 rreth orës 14.00 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” vajza e tij 16 vjeçare është takuar nga A.R. nga fshati Studenicani, me të cilën paraprakisht janë njohur, e ka futur me dhunë në veturën e tij, ku pas 40 minutave e ka lëshuar që të shkoje pa asnjë kontakt fizik, transmeton Almakos.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.