Shaban Zenku, djaloshi 15-vjeçar, me prindër nga Kërçova, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Borussia Mönchengladbach.

Ky djalosh i talentuar ka lindur në Kasel të Gjermanisë, qytet ku ka nisur karrierën. Aty ka rënë në sy të njohësve të futbollit, shkruan gol.mk, transmeton gazeta Lajm.

Për Shabanin ka shprehur interesim edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë për të luajtur për reprezentacionin e grupmoshave të reja të Maqedonisë. Zenku për të rinjtë e Borussia Gladbach pritet të debutojë në këtë muaj./lajm

Loading...