Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për shkak kushteve të motit, ndryshimit të menjëhershëm të temperaturës, paraqitjes të mjegullës dhe të ngjashme, të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë u rekomandon në vazhdimësi ta ndjek parashikimin e motit para nisjes në qendrat turistike apo në cilindo destinacion tjetër.

Prej atje informojnë të mos dilet në rrugë me automjete me defekte dhe pa pajisje adekuate dimërore, automjeti të ketë karburante të mjaftueshme për të arritur në destinacionin e dëshiruar, por në rast se vjen deri te ndërprerja e komunikacionit, të ketë sasi të mjaftueshme të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe rrobave të ngrohta.

Njëherit, nga Drejtoria thonë se qytetarët duhet të kenë bateri në telefonat celular dhe qasje me të afërmit e tyre edhe miqtë, njerëzit që i vizitojnë qendrat dimërore t’i shfrytëzojnë shtigjet e rregulluara për ski, nëse të njëjtët duan të largohen t’i informojnë shërbimet e shpëtimit në ato qendra, alpinistët dhe qytetarët tjerë të cilët e duan alpinizmin, t’i informojnë stacionet më të afërta policore apo shërbimet e shpëtimit për drejtimin e tyre të lëvizjes dhe kohën e kthimit.

Për qytetarët të cilët jetojnë në vendet më të larta në kushte dimri, Drejtoria u rekomandon të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ushqimit dhe ilaçeve për nevoja personale, të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm dhe ilaçe për kafshët shtëpiake, të sigurojnë lidhje telefonike – sipas mundësisë celularë, të kenë kujdes për çatitë në rast reshjeve të mëdha të borës dhe të njëjtit në kohë t’i pastrojnë, në kohë të informojnë për fatkeqësi, rregullisht t’i pastrojnë oborret dhe të sigurojnë komunikimin e nevojshëm nëpër vendbanime.

Nëse nuk është e nevojshme, të mos largohen nga vendbanimet me automjete motorike, traktorë dhe mjete të tjera transportuese, thonë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.