DO TË TA VOTOJNË APO DO TA REFUZOJNË SKLLAVËRINË E RE OPOZITA SHQIPTARE!?

Medai Shaholli

Do ta votojnë apo do ta refuzojnë kushtetutën e re të pansllavistit Zajko, si skllavëri moderne për shqiptarët e Maqedonisë, dy përfaqësuesit e opozitës shqiptare, ”nacionalisti” Sela dhe ”xhonturku” Kasami.

Shumë naivë dhe dele shqiptare besojnë se ky është projekt amerikan se me futjen e Maqedonisë në NATO, Rusisë i bëhet bllok në ballkan!
Kështu mendojnë nga injoranca shqiptare se ky qënkësh projekt amerikan !
Jo, antarësimi i Maqedonisë në NATO nuk e zgjidh problemin e brendshëm të Maqedonisë dhe të çështjes shqiptare as dhe të largimit të Rusisë nga ballkani, pasi ata rusët janë ”shtruar gjatë e gjerë” te vëllezërit e tyre serbë.

Antarësimi në NATO, nuk e zgjidh problemin shqiptar pasi ky është projekt i kurvicës Europë dhe i trekëndëshit Moskë-Beograd-Athinë për të zhbër dhe zhdukur identitetin dhe emrin shqiptar në Iliridë si popull autokton.

Nëse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për miratimine kushtetutës së re, deputetët e opozitës duhet të përgjigjen me një jo, duke i ”vënë kufirin te thana”, sepse kjo kushtetutë paraqet vetëvrasje kolektive dhe ne shqiptarët nuk duam të ”vdesim” për eurointegrimet e ”dërzhavës” që mohon identitetin dhe emrin shqiptar.

Nëse DUI dhe partiçkat e tjera shqiptare i kanë dhënë besën kryeministrit Zajko, se do ta pranojnë skllavërinë e re si popull i shifrave dhe si arixhinj pa adresë, opozita shqiptre nuk është deklaruar se si do të votojnë.
Arsyetimet se bëmë të pamundurën por nuk u pranuan amandamentet e opozitës nga shumica, nuk e justifikojnë votimin pro kushtetutës së re por i bënë ata bashkautorë të të legjitimimit të robërisë.

Ndaj, ”nacionalisti” Sela dhe ”xhonturku” Bili kanë mundësinë për ta hedhur poshtë me anë të ”armëve” të tyre të votës së lirë projektin antishqiptar të kushtetutës raciste, që denigron shqiptarët si emër dhe si identitet me një shprehje siç është shpikja bashkësi e 20%!

Dy protagonistët e ngjarjes së madhe të miratimit ose jo të kushtetutës së re janë në duart e opozitës shqiptare, siç janë, ”nacionalisti” Sela dhe ”xhonturku” Bili, të cilët do të mbahen mend gjatë për bëmat dhe gjëmat që do të shkaktojnë këto ditë të ftohta janari.

Para juve qëndron sprova e madhe e atdhetarizmit apo e tradhëtisë kombëtare.

Pushka top ju bëftë o ”trima” nëse votoni kundër kushtetutës së ”Sllobodanit” të ri!
Nëse votoni pro, do të merrni për epitet ”damkën” si deputetë të Rrahman Morinës, atëherë zhdukuni edhe ju nga skena politike se nuk keni fytyrë më të kërkoni votat e shqiptarëve!

Loading...