E përditshmja gjermane Die Welt, ka treguar se numri i dëbimeve të azilkërkuesve në Gjermani gjatë 2016 do trefishohet, kjo edhe nga ndarja e shumës për mbulimin e shpenzimeve të fluturimeve nga 650.000 euro që ishte vjet në rreth 2 milion euro p[r 2016, përcjell Bota sot.

Vetëm të mërkurën sipas ministrisë në Sachsen, janë dëbuar 97 persona, prej të cilëve 55 banorë nga Kosova dhe 23 shtetas të Maqedonisë nga Sachsen-Anhalt, ndërsa 19 tjerë shtetas maqedonas nga Sachsen. Të martën u dëbuan gjithashtu dhjetëra banorë nga Kosova dhe Bosnja prej Leipzigu-t.

Për krahasim nga Sachsen-Anhalt në 2015 janë dëbuar 1000 persona, ndërsa në 2014 u dëbuan vetëm 630. Vendet nga Ballkani perëndimor në BE po dëbohen me procedurë të shpejtë, pasi nuk kanë shansë për njohjen e së drejtës së azilit.

Loading...