Doan Osmani (-75kg) kurorëzohet me titullin kampion i Europës, duke marrë medaljen e artë në kampionatin europian të karatesë për kadet, junior dhe U21 në Alborg të Danimarkës.

Reprezentuesi i Maqedonisë në finale e mposhti gjeorgjianin Nukita Beljavski me rezultat të thellë 4-0 për t’u kurorëzuar si “mbret” i ri i Europës në karate.

Osmani në rrugën drejt titullit europian mposhti Bekim Bashën nga Shqipëria, turkun Enes Bulut, holandezin Brajan Luse dhe greku Dimitros Rigas.

Meritë të madhe për këtë rezultat historik të Osmanit ka edhe trajneri i tij Arlind Huseini.

Medalje të artë për Maqedoninë fitoi edhe Petar Spasenovski në kategorinë -84kg. kampionati europian përfundoi sot (e diel)./lajm