Sipas burimeve te portalit maqedonas ‘Dokaz. Mk’, qeveria Ahmeti-Gruevski, rreth 900 policë të MPB-se, i ka shpërblyer për askionin policor në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, i cili u krye më 9 dhe 10 maj të këtij viti.

Bëhet fjalë për një shpërblim në vler prej 10 mijë eurove që e kanë marë cdo policë nga ky numri i përgjithshëm prej 900 policëve. Të gjitha shpërblimet që janë dhënë ruhen si dokument dhe “sekret shtetëror “në MPB.

Ndryshe në aksionin policor në Kumanovë kundër grupit të armatosur nga Kosova u vran 8 policë të Maqedonisë, ndërsa shumë mbetën të plagosur dhe invalid.Në mesin e tyre u vra edhe një polic shiptar nga Studenicani i Shkupit.