Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha mbrëmë se Gjykata Speciale po shërbehet me dosje të përpiluara nga LDK-ja

Sipas tij, LDK ka pasur një komision pas përfundimit të luftës, i cili është marrë me grumbullimin e të dhënave për krimet e luftës të kryera në vend.

Haxhiu ka thënë se nuk i kujtohen emrat e udhëheqësve të këtij komisioni.

Ndërkaq, sot LDK-ja mohoi të ketë pasur komision për krimet e luftës.

Megjithatë, Ballkani.info e ka siguruar një vendim të LDK-së, të nëntorit të vitit të 1998 sipas të cilit formohet një komision për hulumtimin e krimeve të luftës.

Vendimi është i nënshkruar nga ish kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova.

Pjesë e këtij komisioni ishin: Eqrem Kryeziu, kryetar, Agim Krasniqi, Rexhep Gjergji, Fatmir Rexhepi, Alush Gashi, Hajzer Krasniqi, Faruk Spahiu, Ramë Maraj dhe Edi Shukriu.

Ballkani.info po ashtu e ka siguruar edhe një procesverbale të njerës nga mbledhjet e këtij Komisioni.

Në këtë procesverbal, citohet kryetari i Komisionit, Eqrem Kryeziu.

Ai thotë: Propozoj që të rihapën zyrat e LDK-së në të gjitha qendrat për hulumtimin e krimeve të kryera nga serbët, por edhe UÇK-ja. /Ballkani.info

Loading...