Presidenti i Këshillit të Evropës ka shkruar për sulmin terrorist në Zelandën e Re, se ky është një lajm tejet pikëllues dhe se Evropa solidarizohet me Zelandën e Re.

“Sulmi brutal në Christchurch kurrë nuk do të arrijë ta dobësojë tolerancën e mbjellur ndër dekada në Zelandën e Re, për të cilën ky vend edhe është i njohur”, shkruan ai në Twitter.

Ndërkohë, nëpër të gjitha kryeqytetet evropiane, kanë filluar të merren masa sigurie nëpër xhami. Një gjë të tillë e ka bërë kryetari i Londrës, Sadiq Khan, i cili ka thënë se ‘do të rritet siguria nëpër vendet ku ka xhami në qytetin e Londrës”.