Donis Avdijaj është vlerësuar në mesin e 18 transferimeve që kanë lënë më së shumti mbresa në Eredivisie – ligën elitare holandeze – deri tani këtë sezon, pas paraqitjeve të tij të mrekullueshme për Willem II.

Anësori kosovar iu bashkua Willem II në gusht të vitit të kaluar nga gjiganti gjerman Schalke 04 si transfer i ri, shkruan Gazeta Express.

Menjëherë pasi e veshi fanellën e klubit holandez, 22-vjeçari nisi t’u lërë mbresa tifozëve të Eredivisie. Në 15 paraqitje në ligë për Willem II, Avdijaj i ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

Në 19 ndeshje në përgjithësi në të gjitha garat deri tani këtë sezon, kosovari i ka regjistruar 8 gola dhe 6 asiste për Willem II.

Willem II është në gjysmëfinale të Kupës së Holandës pikërisht falë paraqitjeve të tij brilante.

Këto janë transferimet më mbresëlënëse në Eredivisie sipas mediave holandeze:

Willem II: Donis Avdijaj

ADO Den Haag: Giovanni Troupée

AZ: Albert Gudmundsson

Ajax: Dusan Tadic.

FC Emmen: Nicklas Pedersen

Excelsior: Jerdy Schouten

Feyenoord:Jordy Clasie

Fortuna Sittard: Mark Diemers

De Graafschap: Daryl van Mieghem

FC Groningen: Ritsu Doan

Heerenveen: Sam Lammers

Heracles: Adrián Dalmau

NAC Breda: Mikhail Rosheuvel

PEC Zëolle: Jaap Stam

PSV: Denzel Dumfries

FC Utrecht: Dick Advocaat

Vitesse: Martin Ödegaard / Matus Bero

VVV-Venlo: Tino-Sven Susic

/Gazeta Express/

 

Loading...