Klubi i shahut “Drejtësia” nga Prishtina është fituese e kupës së Kosovës në shah në konkurrencë ekipore për vitin 2018.
Shahistët e “Drejtësisë” në finale janë takuar me shahistët e “Dardanisë”, duke fituar me rezultat 3-1.

Fitore për “Drejtësinë” shënuan Astrit Zymberi kundër Armend Budimës (tabela numër 4) dhe Dejan Stojanovski ndaj Gani Hamitit (tabela numër 2), kurse me remi përfunduan ndeshjet mes kampionit të Kosovës, Nderim Saraci dhe Sami Salihu  (tabela numër 1) si dhe Përparim Makolli përballë Endrit Urucit (tabela numër 3).
Për ekipin kampion ka garuar edhe Agim Shemshiu, shahist i njohur nga Kumanova.

“Përsëri arritëm të mbrojmë titullin e kampionit në kupën e Kosovës dhe të dalim fitues, poashtu tetë vite radhazi jemi edhe kampion ekipor. Sot nuk ishin ndeshjet e lehta, mirëpo në fund arritëm të fitojmë me rezultat 3-1”, deklaroi Nderim Saraçi, kapiten i K.SH. “Drejtësia”.

Finalja është organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, të dielën (6 janar 2019), ndërsa ndeshjet janë luajtur në ambientet e sallës së Shahut të Qendrës së Rinisë dhe të sporteve në Prishtinë. Kupat për tre vendet e para i dorëzoi, Nysret Avdiu, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Rezultatet, xhiro e tretë
DREJTËSIA – DARDANIA 3-1
1. Nderim Saraci – Sami Salihu      ½ : ½
2. Dejan Stojanovski – Gani Hamiti 1 : 0
3. Përparim Makolli – Endrit Uruçi ½ : ½
4. Astrit Zymberi – Armend Budima 1 : 0

Tabela:
1. DREJTËSIA 4.0
2. DARDANIA 2.0
3. PRISHTINA 0.0