Drejtësia në Maqedoni: Qytetari për 3 radiatorë dënohet me 1 vjet e 8 muaj, politikanët vodhën 400 milionë euro dhe nuk dënohen
NDËRSA ISH MINISTRJA E KULTURËS MILEVSKA DUKE KEQPËRDORUR MBI 400 MILION EURO PARA SHTETËRORE, NGA GJYKATA SUPREME E MAQEDONISË, SHPALLET E PAFAJSHME.
Një qytetar i komunitetit rom vetëm pse ka vjedhur 3 radiator nga një firmë private e Shkupit, dhe të njejtat i ka shitur në një qendër për grumbullimin e hekurit të vjetër, Gjykata Themelore Shkup 1 e ka dënuar me 1 vjet e 8 muaj burg.
Nga ana tjetër ish-Ministrja e Kulturës Elizabeta-Kamçevska Milesvska, që ishte bashkëpunëtorja më e ngushtë e Nikolla Gruevskit, duke realizuar projektin Shkupi 2014 arriti të keqpërdor mbi 400.000.000 milion euro para të qytetarëve të R.M. për të ndërtuar statuja, fontana dhe godina të tjera nga stili barok.
Brukseli dhe Ëashingtoni zyrtar në qoftë se dëshirojnë të na servojnë kësi lloj drejtësie, paraprakisht ju falemenderit.
Më poshtë e keni aktgjykimin origjinal në gjuhën maqedonase për qytetarin e komunitetit rom që për një vjedhje prej 3 radiatorëve dënomet me mbi 1 vjet e 8 muaj burg.
Klikoni në linkun për të hapur dokumentin: https://docdro.id/CQJ49Lc
Rexhep Ademi – Themelues i Portalit Amerika Radio.

Loading...