Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Darko Kaevski, për gazetën “Lajm” ka sqaruar deklaratën e tij të para disa ditëve, e cila iu publikua në faqen “Stipski Asovi” në facebook, lidhur me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të FFM-së më 17 mars.

“Deklarata ime është parafrazuar. ARS nuk mund të vendos për mbajtjen e Kuvendit të FFM-së, edhe pse atje ka disa gjëra që duhet të rregullohen. Për dy ditë do të dalim me kumtesë për të sqaruar opinionin”, tha Darko Kaevski për gazetën Lajm.

Ndryshe, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Darko Kaevski, para ca ditësh kishte marrë pjesë në një tribunë me të rinjtë në Shtip, ku mes tjerash shkruhej se ai nuk do të lejojë mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të FFM-së më 17 mars.

 

 

 

Kujtojmë që kandidat i vetëm për të parin e ardhshëm të shtëpisë së futbollit vendor është u.d. kryetar i FFM-së, Muhamed Sejdini./lajm

Ps:Ja deklarata e Darko Kaevskit (drejtor i ARS-së) në faqen “Stipski Asovi”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fstipskiasovi%2Fposts%2F1304775416327571&width=500