Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër po qëndron drejtori i ri ekzekutiv në Bankën Botërore, Kun Dejvidse. Ministri i Financave Dragan Tevdovski do të jetë nikoqir i tij, ndërsa janë planifikuar më shumë takime të nivelit të lartë.

Ministria e Financave bën të ditur se në suaza të vizitës së tij Dejvidse do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, guvernatoren Anita Angellovska-Bezhovska dhe ministrat e Qeverisë. tema të takimeve do të jenë bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Bankës Botërore, veçanërisht për Strategjinë e re për bashkëpunim 2019-2023 (Country Partnership Framework 2019-2023).

Kun Dejvidse nga nëntori i viti 2018 vjen në funksion, të cilin paraprakisht e ka kryer Frenk Hemskirk.