Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka thënë që po fillon një javë e re me disa tituj të lajmeve siç janë – Arsimi nuk e ndalë grevën, duam paga më të larta, e tituj të tjerë të ngjashëm.
Ai ka theksuar se, shteti nuk bëhet me shantazhe. Dhe që, sindikatat me prapavijë politike dhe njerëzit e papërgjegjshëm në krye të tyre nuk e meritojnë të udhëheqin me fatin e mijëra punëtorëve që e duan Kosovën si shtet.Shihni shkrimin e plotë të Gani Dreshajt, të bërë në “Facebook”.
Po nis një javë e re me tituj:-Arsimi s’e ndalë grevën, duam paga edhe më të larta-Kardiokirurgët, greva nuk ndalet, nuk dorëzohemi
-Doganat, do të futemi në grevë, meritojmë më shumë-Shërbyesit civil, edhe ne do të futemi në grevë
-Ndërkohë, dikush vë kushte me mosvotim buxheti për arsye të ndryshme!Nuk bëhet shteti me shantazhe.Sindikatat me prapavijë politike dhe njerëzit e papërgjegjshëm në krye të tyre nuk e meritojnë të udhëheqin me fatin e mijëra punëtorëve që e duan Kosovën si shtet.