Dua Lipa ka shënuar sukses të madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, që u mbajt në Los Angeles, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare arriti që nga ky event të largohet me dy trofe në duar, atë për “Këngën më të mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”.

Natyrisht që këtij suksesi i janë gëzuar pafund edhe prindërit e Duas, babai i saj përmes rrjeteve sociale e ka uruar të bijën për suksesin e arritur.

“Dy herë fituese e çmimeve Grammy”..🔥🔥 @dualipa Urime e dashur ❤️❤️❤️”, ka shkruar Dukagjin Lipa. /Lajmi.net/

Loading...