Verën që lamë pas Lazio ishte shumë aktive në merkato me shumë hyrje dhe me dalje nga ekipi. Një nga afrimet që ekipi italian bëri ishte Riza Durmishi, i cili ishte një zgjedhje e Igli Tares, drejtorit sportiv të skuadrës. Por, lojtari nuk u ambientua kurrë në Itali. Ai deri në këtë pikë të sezonit ka luajtur vetëm 60 minuta në total, në tre ndeshjet që është aktivizuar. Sipas asaj që raportohet nga “Tuttomercato.web”, lojtari do të largohet në formë huazimi 6 mujor drejt Spanjës, te ekipit i Selta Vigos.