Eric Ceclan deri më tani ka vizituar 24 shtete dhe ende nuk i ka mbushur tre vjet.

Prindërit e Ericit, Alina dhe Andrei thanë se dëshiruan që të udhëtonin me djalin e tyre për shkak se ai shpenzonte kohë shumë me njerëzit tjerë, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi momente të mrekullueshme gjatë udhëtimeve, gjë që na inkurajon që të vazhdojmë” u shprehë” tha e ëma.

“Ne ishim të lodhur nga rutina e njejtë dhe e urryem faktin që djali ynë kalonte më shumë kohë me njërzit tjerë se sa me ne” vazhdoi ajo.

Për të udhëtuar ata përdorin transportin publik dhe gjejnë çmimet më të lira për banim ose i pastrojnë enët për të qëndruar falas.

Për momentin familja është në Singapor dhe planifikojnë që të vazhdojnë me udhëtimet deri kur Erici të fillojë shkollën.