Haki Abazi, drejtor i Fondacionit Rockefeller Brothers, po kërkon obduksion të kufomës së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Arsye për këtë, Abazi thotë se pas vdekjes së tij, politika në vend ka pësuar ndryshime radikale.

“Normalisht vdekja e një njeriu me rëndësi kaq të madhe historike, duke i prirë proceseve drejt pavarësimit të vendit, lë hapësirë për dyshime. Vdekja e tij bëhet e dyshimtë pasi ndodhi pas ngjarjeve të vitit 2004 dhe para shpalljes së pavarësisë”, ka thënë Abazi.

Këtë gjë e kundërshton njëri nga njerëzit e afërt të Rugovës, Adnan Merovci.
Ai e quan teori konspirative.

“Unë nuk ju besoj këtyre gjërave sepse Rugova e ka bërë punën e vet dhe e ka kryer misionin. Tash na mbetet neve që të punojmë”, ka thënë Merovci, raporton rrokum.tv.

Zyrtarisht Rugova është shpallur i vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas përballjes me sëmundjen e kancerit në mushkëri.

Loading...