Para pak minutash në fshatin Studenqan të Suharekës së Kosovës ka ndodhur një vrasje.

Rastin për mediet kosovare e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Burime të medieve kanë thënë se dyshohet që vëllai ka vrarë vëllanë.

“Tani jam duke shkuar në vendin e ngjarjes, e di që vetëm një person është vrarë asgjë më shumë. Nuk i di motivet”, ka thënë ai shkurt pa dashur të japë informacione shtesë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Suharekë të Kosovës është vrarë edhe një person tjetër në fshatin Mushtisht