Rrëfimi i Besarta Jasharit: Ka netë që s’mund të flejë sa herë e kujtojë të kaluarën!

E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari në kohën e luftës ka qenë vetë 10 vjeçare.

Ajo është e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1988.

Vite më parë në një intervistë për BBC ajo rrëfej tmerrin që kishte përjetuar, si e mbijetuara e vetme e një dyluftimi, ku humbën jetën 59 anëtarë të familjes së saj.

“Ma së pari më kujtohet kur nana u mundojshin me na afru afër vetit mos me na lënë me u frikësu, edhe tu na jepë bukë edhe ujë”, tregon ajo.

Tutje, Besarta flet për momentin më tragjik që përjetuan më të dashurit e saj.

“Kjo është dhoma ku jemi kanë gjitha familja, këtu është vendi ku kam qenë unë me nanën e motrat e mija, tjertë gratë e mixhallarëve me femijë e gjyshja. Masi janë afru serbët këtu unë kam ardh në drejtim nga kjo dhomë këtu ku u kanë bali Adem I vrarë ëtu, unë kam ardh e jam strehu te maxhja. Ku kanë gjujtë granata ose bume Brenda ku janë vra të gjtihë, mirëpo unë nuk jam plagos, asnjë grrithë nuk e kam marrë prej granatave ose bumeve.”, thotë Besarta.

“Unë jam bërë kishe jam e vdekne, erdhën serbët fillun me i prekë tanë edhe me kqyrë a është dikush gjallë. Më hetuan se unë jam hala gjallë edhe më kanë marrë me kan qu përmbi një fushë që është te shpia”, tregon ajo me lotë në sy.

Besarta thotë se ka netë të tëra që I kujtohet e kaluara e trishtë që e përjetoi.