E dyshuara kryesore për zjarrvënien në Paris, që ka lënë të vdekur 10 persona, është liruar nga kujdesi psikiatrik vetëm një javë para se të ndodhte ky incident, kanë njoftuar zyrtarët.

Ndërtesa tetëkatëshe është përfshirë nga flakët në mëngjesin e së martës dhe ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Sipas prokurorëve, e dyshuara ka qenë nën kujdes psikiatrik 13 herë në dekadën e kaluar.

Prokurori, Rémy Heitz, u ka thënë gazetarëve se ajo është liruar më 30 janar nga insitucioni shëndetësor, pas një vërtetimi të një mjeku.

Gruaja, në të 40-at e saj, ka jetuar në atë ndërtesë dhe është arrestuar jashtë objektit, si dhe supozohet se ka qenë e dehur dhe ka tentuar t’i vë flakën edhe një veture.

Ajo është marrë në pyetje nga policia, para se të dërgohej sërish në qendër psikiatrike.

Gruaja e arrestuar, e identifikuar si Essia B, ka qenë “e habitur”, kanë thënë prokurorët, si dhe ka mohuar t’i ketë vënë zjarrin ndërtesës.

Ajo nuk është përballur me institucionet ligjore më parë, ndonëse është hetuar për të paktën tri raste, njëra prej të cilave ka pasur lidhje me një zjarrëvënie në një dyqan.

Ekipet e shpëtimit kanë intervenuar menjëherë pasi është raportuar për rastin, derisa disa zjarrvënës kanë qenë në mesin e 96 personave të plagosur, si pasojë e zjarrit të madh.

Zjarri është thënë të jetë vënë nën kontroll pas pesë orësh.

Loading...