Ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov sonte del nga burgu “Shutka”, ku nga muaji i kaluar mbahet në paraburgim si njëri nga të dyshuarit në rastin “Perandoria”, transmeton Gazeta Lajm.

Gjykatësi i procedurës parakrake ka miratuar propozimin e Prokurorisë Speciale për të anuluar masën e paraburgimit dhe për t’i caktuar të akuzuarit S.M masën e arrestit shtëpiak, deklaruan për MIA-n nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Paraprakisht, deri te Gjykata gjatë ditës së sotme Prokuroria Speciale ka dorëzuar propozimin për t’i caktuar arrest shtëpiak Mijallkovit. Një ditë më parë dokumentet për Mijallkovin u kthyen për plotësim për shkak se ishin të pakompletuara./ Gazeta Lajm