Driblimi i kundërshtarit duke ia kaluar topin mes këmbëve është një ndër triket më të bukura të futbollit. Shpesh jemi mësuar të shohim Lionel Mesin teksa turpëron kundërshtarët më këtë lloj mënyre.

 

Megjithatë ajo që ka bërë sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj është krejtësisht e pabesueshme. “Bomberi”, i cili aktivizohet në Izrael me Makabi Netajan, mrekulloi të pranishmit në takimin ndaj Hapoel Ber Shevës. Futbollisti i lindur në Pejë, realizoi katër “tunele” radhazi brenda katër sekondash, edhe vetë Messi nuk e ka arritur këtë gjë deri më tani.

Loading...