Në ditën e sotshme para dy vitesh, pra më 28 nëntor 2014, për Festën e Flamurit, Mirsad Ndrecaj i njohur si Komandant Nato, kishte postuar në profilin e tij një mesazh prekës dedikuar shqiptarëve të Iliridës, shkruan Fakte. Duke qenë bashkë me Beg Rizajn dhe Sami Ukshinin – Komandant Sokolin, fotografisë së përbashkët Ndrecaj ia kishte bashkangjitur këtë tekst:

Kush thot se nuk jemi, Kush thot se ne ju Kemi Harruar, e Kane shum Gabim, Vllezerit Shqiptar dhe Shqiptaret e Ilirides i trashegojme breze pas brezi ne Gjakun tone Te paster Ilir, Urime Vllezer e Motra Te Ilirides Festen e Flamurit me Te Bukur ne Bote, ne 103 vjetorin e Ardhshem do e Festojm Midis Shkupit Te Bashkuar e Te Forte si kurr me Pare. Te Fala nga Gjeneral Sami Ukshini Komandant Sokoli, Beg Rizaj Komandant Begu, Mirsad Ndrecaj Komandant NATO” – përfundon urimin NATO.

Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në një aksion të madh policor në Kumanovë ngelën të vrarë 10 pjestarë të grupit të armatosur ndër të cilët edhe Ndrecaj dhe Rizaj. Gjithashtu edhe 8 pjestarë të forcave policore u vranë, ndërsa dhjetëra nga të dy palët ngelën të plagosur. Në një proces të paparë deri më tani në Maqedoni po vazhdin gjykimi i pjestarëve të grupit dhe logjistikës së tyre për terrorizëm, ndër ta edhe ndaj Sokolit.

Deri më sot nuk është sqaruar si ndodhi i gjithë rasti i Kumanovës, si dhe nëse Ndrecaj dhe Rizaj u vranë gjatë aksionit ose pas përfundimit të tij.