Një grua ka lindur binjakë me dy burra të ndryshëm, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dy gjatë periudhës së ovulacionit.
Gruaja dhe bashkëshorti i saj i çuan fëmijët për t’u bërë një test ADN-je, raporton “Mirror”, pasi babai kishte diferencë të madhe në pamje me njërin nga fëmijët.
Çifti vietnamez u çudit kur doktori tha se vetëm njëri nga fëmijët ishte i të dyve, ndërsa tjetri ishte i një babai tjetër. Megjithatë, të dy ishin pasardhës të nënës, pasi testet përjashtonin mundësinë e një ngatërrimi të fëmijëve në spital menjëherë pas lindjes së tyre.
Le Dinh Luong, president i Shoqatës Gjenetike të Vietnamit, tha për “AFP” se rezultatet janë tepër të rralla.
“Qendra jonë për Analizat Gjenetike dhe Teknologjike ka arritur në rezultatin se binjakët i përkasin baballarëve të ndryshëm, Kjo është e rrallë jo vetëm për Vietnamin, por për botën”, tha ai.
Binjakët me dy baballarë mund të lindin në qoftë se dy vezë nga e njëjta grua, fekondohen nga spermatozoidë të dy burrave gjatë së njëjtës periudhë të ovulacionit.

Loading...