Martial i ka kërkuar falje publike të fejuarës, Melanie da Cruz.

Ylli i Manchester United, Anthony Martial, e ka pranuar haptazi se ka fjetur me modelen franceze, Malika Semichi, duke e tradhtuar të fejuarën, Melanie da Cruz.

Gjithçka kishte ndodhur kur Melanie ishte shtatzënë.

“Daily Star Sunday” raporton se Martial shkëmbente mesazhe me Malika Semichi ndërsa Da Cruz ishte 8 muajsh shtatzënë dhe ata ishin takuar në një klub nate në Francë.

Më pas, ata kaishin fjetur bashkë në një hotel në Paris.

Gjithë këtë histori të publikuar në media tash e një kohë, e ka pranuar edhe vet lojtari, që i ka kërkuar falje publike të fejuarës së tij.

Lojtari i “Djajve të Kuq” ka zgjedhur Instagramin për t’i shprehur publikisht pendesën për tradhtinë.

Martial ka postuar një foto ku shfaqet i lumtur së bashku me të fejuarën dhe ka shkruar: “Do doja t’ju kërkoja falje të afërmve të mi, familjes sime të bukur dhe veçanërisht të fejuarës sime, për dëmin që ju kam shkaktuar muajt e fundit. Unë gabova dhe më vjen keq, nuk do të ndodh më”.

23-vjeçari është pjesë e Manchester United që nga viti 2015.

Ai ka bërë 164 paraqitje për “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat, dhe ka shënuar 47 gola.