Katër raste erdhën dhe shkuan për Vinicius Juniorin gjatë pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës të mërkurën në Bernabeu.

Adoleshenti brazilian i humbi disa mundësi të arta veçanërisht në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale, para se Barça të shënonte tri herë për ta siguruar finalen, transmeton Gazeta Express.

 

Rasti i parë që Vinicius e pati ishte ai i minutes së 18-të, kur braziliani goditi lart mbi portën e Marc-Andre ter Stegen nga brendia e zonës.

 

Pak minuta më vonë, portieri gjerman ia mohoi atij golin duke e pritur me këmbë goditjen e tij nga afërsia.

 

Kah fundi i pjesës së parë, Casemio i dha një supertop Vinicius, por stopimi i dobët i topit nga ana e brazilianit i dha mundësi mbrojtjes së Barçës ta largojë atë.

 

Dhe rasti i fundit i mirë për të erdhi në minutën e 38-të, kur Reguilon bëri një harkim të mrekullueshëm në zonë duke e gjetur të vetëm Viniciusin, por ai përsëri goditi mbi portë edhe pse nga afërsia.