Deri tash tre kandidatët, Stevo Pendarovski, Blerim Reka dhe Gordana Siljanovska- Davkova, e kanë të sigurt kandidimin në garën për president. Ndërsa, kandidatët e tjerë për president kanë edhe dy ditë mundësi për mbledhjen e nënshkrimeve. Kandidati i përbashkët i 31 partive politike nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM dhe BDI, Stevo Pendarovski ka marrë përkrahjen e mbi 60 deputetëve në Kuvend. Kandidatja e VMRO-së Gordana Siljanovska nënshkrimet e nevojshme i ka mbledhur për vetëm një ditë. Rreth 16 mijë qytetarë janë nënshkruar për të në zyrat e KSHZ-së në vend. Nënshkrimet e nevojshme i ka siguruar edhe profesori Blerim Reka.