QENAN ALIU

Si është e mundur disa media maqedonase të etablojnë heroinën Shota Galica si vrasëse, si përbindëshe që ka djegur e vrarë fëmijë serb nëpër djepa. Kjo është çmenduri , një heroinë e mbetur si mit në historinë shqiptare të kualifikohet si e tillë pa fakte historike . Po ju gazetarë e media që mendoni kështu ,pse nuk po thoni se cilat janë përbindëshat tuaj edhe atë të kohës më të re. Po ju para një decenie me armë bile të sofistikuara me kanonada të predhave a nuk dogjët fëmijët e familjes Zymberi në Sllupçan e gjetiu. Kush ishin ata përbindsha ata vrasës që dhanë urdhër për ato kanonada të predhave dhe kush ishin ata që ekzekutuan këto urdhra, për të djegur gra, fëmijë e pleq. Po nëse u pengojka vallja e Shotës , po a mos deshët ju që shqiptarët të luajnë ,,teshkoto ,, ? As unë nuk mbajë mend Shota Galicën, por kemi mësuar dhe lexuar për këtë heroinë, pse ju media mundoheni të kruani hundët për tyrçit e sajë, lëreni shpirtin e sajë të prehet rehat në botën e amshuar. Miq të dashur, nuk duhet bërë çudira ,por vetëm duhet reaguar, për ta demantuar një pohim të tillë. Sepse, ky tip i gazetarëve dhe ky lloj i mediave të cilat vetëm në krah gjoja të shprehjes së mendimit të lirë , një ditë do ti psh*rrin në vesh edhe liderët e sodit shqiptarë në Maqedoni.