Edhe për futbollistët e FC Shkupi, të marten, përfundon pushimi dimëror. Ata me 8 janar do të kenë grumbullimin e parë, ndërsa menjëherë do të udhëtojnë për në Dojran, ku do të zhvillojnë fazën e parë përgatitore.
Pas një jave qëndrimi në qendrën turistike, pason kthimi në Shkup, ku më pas më 17-18 janar ekspedita e Shkupit transferohet në Antalia.
Atje cairasit do të luajnë më së paku katër miqësore. Gjatë këtyre ditëve drejtuesit e klubit duhet të sjellin disa përforcime, pasi nga skuadra janë larguar Ilijoski, Stojkovski, Ljamcevski dhe Tipuric.

Loading...