Nuk ka mundur të mos jetë krenar me suksesin e Majlinda Kelmendit edhe reperi Unikkatil.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, reperi ka shprehur krenarinë e tij me Majlindë, shkruan Telegrafi.

Madje, ai tha se as rusët nuk kanë mundur të ndalin heroinën kosovare.

“Këlysaht e Rusisë boll kokan mundu me e ndalë, po nuk paskan mujtë. Bravo Majlinda Kelmendit që u shpallë kampione e Evropës në judo”, u shpreh Unikkatili në Facebook.