Edon Zhegrova është zyrtarisht futbollisti i Baselit në Superligën e Zvicrës. Talenti prishtinas është larguar nga Genku pas tri viteve qëndrim tek klubi i famshëm belg. 19-vjeçari është huazuar tek gjiganti zviceran Basel për një sezon e gjysmë. L

 

Fillimisht ishte faqja zyrtare e Genkut që ka konfirmuar huazimin e Zhegrovës në ekipin ku luajnë Tauant Xhaka dhe Albian Ajeti.

 

“KRC Genk ka arritur një marrëveshje me klubin zviceran FC Basel për transferimin e Edon Zhegrovës. Baseli e ka marrë në huazim Zhegrovën për një vit e gjysmë me opsion blerjeje pas kësaj periudhe. 19-vjeçari kosovar luajti 12 ndeshje këtë edicion me KRC Genk. Ai shkon në Zvicër me qëllim që të ketë më shumë mundësi aktivizimi. Paç fat Edon!”, shkruhej në njoftimin e Genkut.