Këngëtarja Eona Llalloshi e ka nisur në moshë shumë të re karrierën e saj. Në vitet e para luftës, ku kishte më pak klipe, e në trend ishin paraqitjet në koncerte e festivale, Llalloshi konsiderohej si një ndër zërat më të pëlqyer.

Ajo në vitin 1994 u prezantua në Festiavalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, me këngën “Vajtim dashurie”.

Ajo kishte arritur të inpresiononte publikun me interpretimin e saj në Pallatin e Kongreseve, teksa gjatë performancës kishe guxuar të bënte simbolin e shqiponjes, duke u bërë e para artiste që guxoi në kohë ufte në Tiranë të bëjë këtë simbol.

Këtë moment, Edona e ka kujtuar së fundmi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, të ri-shpërndarë nga postimi që ka bërë xhaxhai i saj, Gani Llalloshi.

“Postim dhe kujtim nga axha im, piktori i madh Gani Llalloshi viti 1994”, ka shkruar Edona në Instagram.

Këngëtarja Llalloshi ka qenë e pëlqyer në mbarë trevat shqiptare për këngët e saj, teksa edhe në kohë lufte ka rrezikuar së bashku me babanë për të qenë pranishme në koncerte pranë fansave të saj në Shqipëri, e shumë vende të tjera.

Aktualisht, ajo ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa të njëjtin simbol e ka bërë edhe gjatë takimit me mikeshën e saj së fundmi në New York.

Loading...