Edona Llalloshi ka takuar Dua Lipën në muzeun ‘Madame Tussauds’ në Londër.

Pak ditë më parë, në muzeun më të madh në botë të figurave të famshme të punuara nga dylli, ështe prezantuar edhe figura e Dua Lipës.

E shumë fansa po presin në radhë me orë të tëra për të bërë një disa fotografi me figurën e ‘Princeshës së muzikës Pop’, siç e cilësojnë këngëtaren me prejardhje shqiptare në sajtin zyrtar të muzet.

Ndër artistet e estradës sonë që ka shfrytëzuar rastin të bëjë foto me këtë figurë dylli të Duas është Edona Llalloshi, përcjell Gazeta Express.

Ajo ka publikuar foton në Instagram, ndërsa me krenari ka shkruar: ” Në vitin 2000 vizitova muzeun Madam Tussauds/ Londër, takova shumë yje të asaj kohe, sot isha prap dhe Ylli që më së shumti shëndriste ishte krenaria jonë Dua Lipa – për mua dhe gjith shqiptarët ndjesi e veçantë.DUA të dua”.

Muzeu i të famshmëve, Madame Tussauds, është ndër atraksionet kryesore të Londrës, i cili vizitohet nga miliona turistë çdo vjet, ndërsa figura i bëhen yjeve më të mëdhenj të historisë.

E padyshim se ky është një privilegj i madh për Duan dhe ajo me të vërtetë është një nga yjet që po shndrit më së shumti për momentin.