EJUP BERISHA

Të thuash apo të flasësh se sot politika është aktivitet shoqëror i orientuar kah realizimi i të mirës së përgjithshme në shoqëri dhe shtet nuk është vetëm një ëndërr por do të thoja edhe një utopi e vërtetë. Kaluan më kohët kur njerëzit pavarësisht prej pozicionit të tyre në shoqëri kultivonin shpresat se të gjith varësisht nga kontributi që e japin në politikë do ti shijojnë të mirat që dalin nga angazhimi në aktivitetin shoqëror që quahet politikë. Përfitimet nga ky aktivitet sot janë të rezervuara vetëm për një grup të caktuar individësh të cilët në mënyrë të padrejtë e kanë uzurpuar apo në shkallë të fundit edhe e kanë monopolizuar hapësirën politike dhe të cilët nuk po lejonë të ketë kurrfarë shpërndarje të të mirave apo të përfitimeve që dalin nga shfrytëzimi i resurseve shoqërore. Kjo është tregues se ka filuar të dominojë egoizmi në radhët e individëve që merren me politikë apo i atyre që kanë arritur të vënë ndikimin e tyre mbi aktivitetet apo veprimtaritë politike. Un përmenda utopinë a mund të shohim se qfar është kjo. Utopia është paramendim i shoqërisë ideale.Utopitë parasegjithash krijohen për shkak të pakënaqsive me gjendjet në shoqëri dhe me këtë krijojnë bazë për tu kritikuar shoqëria. Në rastin tonë konkret utopia është krijuar nga tentimet për tjetërsimin e koncepteve,ideve, veprave,apo më konkretisht nga tendencat për vënien nën kontrollë të kontributit të gjithmbarshëm politik nga ana e aytre individëve apo atij grupi të vogël të njerëzve që e kanë uzurpuar terenin e ambientit politik Prandaj gjitha të arriturat në këtë sferë janë shëndrruar në force kundërthënëse që shumicën e indovidëve i nënshtrojnë dhe të cilat janë bërë të huaja dhe të pavaruara nga aktivitetet por edhe nga ekzistenca e tyre. Parasegjithash nuk është dashur të lejohet që të bëhet tjetërsimi i politikës sepse kjo paraqet shmangje nga realiteti sepse një gjë e tillë po mirmbahet në mënyrë joadekuate. Ndërsa kur njeriu tjetërsohet nga kontributi politik kjo është tregues se ai ka gjasa që të bëhet rob i atyre individëve që padrejtësisht e kanë uzurpuar apo monoplizuar kontributin e gjithmbarshëm politik që realisht jepet nga më shum individ të kyqur në aktivitetet apo veprimtaritë politike. Prandaj un marr të drejtën të konkludoj se po jetojmë në kohë egoizmi në politikë apo në realitetin kur e mira e përgjithshme u bë pronë e individëve të angazhuar në pozita udhëheqëse në shoqëri dhe shtet. Kështuqë fatkeqësisht duhet thënë se me këtë është kryer një sulm direkt dhe shum i rëndë i Autokracisë ndaj Demokracisë.

Loading...