Ka përfunduar mbledhja e përbashkët mes sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë dhe përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit në të cilën është arritur marrëveshja për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti. Gjatë ditëve në vijim, Komisioni Ekonomik do të procedojë lëndën ndërsa të martën e ardhshme marrëveshja pritet të merr edhe pëlqimin e Qeverisë. Gazeta Lajm mëson ekskluzivisht se sipas kësaj marrëveshje, sopotasve një ditë e kaluar në burg do të ju dëmshpërblehet me 5.500 denarë (pesë mijë e pesëqind denarë), por si duket nuk është pranuar kërkesa që të dëmshpërblehen edhe familjarët e tyre për dëmin e pësuar gjatë kohës kur të afërmit e tyre gjendeshin në burg.

Marrim vesh se pikërisht dëmshpërblimi ka qenë shkaku kryesor pse qeveria e kaluar nuk ka liruar sopotasit nga burgu edhe pse kanë pasur dëshmi të sigurta se ata nuk e kanë vendosur minën në të cilën ra vetura e forcave polake të NATO-s.

Sopotasit që kanë vuajtur burg janë: Sulejman Sulejmani 7 vite e 3 muaj, Samet Lutfiu 7 vite, Hasan Klaiqi 7 vite, Shaban Limani 5 vite, Zenel Klaiqi 3.5 vite dhe Shaqir Sulejmani 2 vite.