Arsenal armësh është gjetur sonte në rajonin e Drenasit.

Në tri raste të ndara, Policia e Drenasit ka gjetur dhe konfiskuar mbi dhjetë pushko-mitrolez dhe rreth 30 mina anti-tank.

Nga policia bëjnë të ditur se 5 armë të gjata fillimisht janë gjetur në Komoran, ndërsa 8 të tjera në një fshat tjetër afër Komoranit. E më vonë në një lokacion tjetër, afer bjeshkës së Goleshit janë gjetur edhe minat anti-tank.

Tre persona janë arrestuar, ndërsa prokurori i rastit ende nuk ka vendosur për ta. Operacioni i policisë së bashku me FSK-në është duke vazhduar për konfiskimin e armëve.