Federata e futbollit të Shqipërisë (FSHF) i ka dërguar një letër klubit të futbollit Vardari nga Shkupi, duke kërkuar që t’ua lirojnë futbollistin e tyre Jasir Asani për të marrë pjesë në një turne miqësor futbolli në Antalia të Turqisë, mëson gazeta “Lajm”, e cila ka siguruar edhe kopjen e ftesës.
“Të nderuar. Federata e Futbollit shqiptar do të dëshioronte t’ju falënderoj për përkrahjen dhe ndihmën të cilën e kemi mes nesh. Dëshirojmë tju njoftojmë se U21 e Shqipërisë, e cila merr pjesë në një turne miqësor në Antali të Turqisë nga 21 e deri 31 janar 2016. Për këtë ju lusim të lironi lojtarin tuaj Jasir Asani që prej 21 e deri 31 janar të marrë pjesë në këtë turne miqësor. Shpresojmë se do ta kemi komunikimin dhe bashkëpunimin maksimal”, thuhet në letrën e FSHF-së e shkruar nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Tani mbetet të shihet reagimi i  drejtuesve të Vardarit nëse di t’i jepet dritë jeshile Asanit, pasi ky i fundit është në përgatitje me skuadrën e tij./lajm

12512035_1267991519882754_1056623014_n