Dënimet me burg për të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit janë të larta, por edhe vepra për të cilën ngarkoheshin është jashtëzakonisht e rëndë. Këto janë vlerësimet fillestare të juristëve, që mbrëmë e analizuan dënimin e shqiptuar për ndërhyrjen në Kuvend. Naser Ziberi, megjithatë, beson se drejtësia nuk është plotësisht e kënaqur, sepse në bankën e të akuzuarve ende nuk janë ulur porositësit.

Ziberi dhe Suzana Joshevska besojnë se njollë në tërë procesin hodhi amnistia. Avokatja konsideron se do të ishte shumë më logjike që gjykimi të ndahej, me kusht që pjesëmarrësit të ishin akuzuar për vepër të ndryshme penale dhe jo për vetëm një vepër të njëjtë penale.- tha Naser Ziberi

Nëse do të ndaheshin në procedura të ndryshme me vepra penale të ndryshme, do të kishte qenë pak nga aspekti i amnistisë, do të ishte trajtuar ndryshe. Sepse është ndryshe, nëse i vendosni deputetët në një procedurë penale dhe pastaj i amnistoni, ata mbeten vetëm për atë. Dhe amnistia në një farë mënyre kur u miratua, ndikoi në ndjenjën e padrejtësisë për të gjithë të pandehurit në këtë procedurë dhe për shkak se ata ishin bashkërisht të akuzuar në një organizatë. – theksoi Suzana Joshevska, avokate

Natali Petrovska nga organizata joqeveritare “Të gjithë për gjykim të drejtë”, e cila e ndoqi procesin, dha një vlerësim të rrjedhës së gjykimit. Ajo vuri në dukje se gjykata mund që iu ka dhënë një argument të dënuarve, që në të ardhmen të ankohen në Strasburg për shkak të seancave të shpeshta në një periudhë.

Pra, kemi një lëndë, që ka përfunduar në mënyrë efektive për rreth gjashtë muaj dhe numri i seancave është 59, që janë mbajtur në dy javë. Kjo do të thotë dy seanca në nivel javor. Tani vërejtja jonë ishte në përgjithësi kur seancat zgjasnin më shumë se 8, 9 dhe 10 orë dhe vazhdonin ditën tjetër. Vërejtjet u drejtuan për të parandaluar mbrojtjen efektive të të pandehurve në këtë rast, sepse iu pamundësohet dhe kohë e mjaftueshme për përgatitjen e asaj mbrojtjeje” – u shpreh Natali Petrovska, Koalicioni Të gjithë për Gjykim të Drejtë

Për rastin 27 Prilli, dje gjykata shqiptoi dënimin total me burg prej 211 vjetësh. Më së shumti, 18 vjet burg mori ish-drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov. Vetëm dy nga gjithsej 16, kanë marrë dënime me burg më të vogla se 10 vjet, Abdulfaeta Alimi, shpëtimtari i Ziadin Selës dhe Aleksandar Vasilevski-Ninxha, sepse nuk hyri fare në Parlament. I vetmi që u lirua ishte këngëtari i operës Igor Durlovski, për të cilin gjykata vlerësoi se prokuroria dështoi të dëshmonte se ai kishte kryer veprën për të cilën akuzohej.