Joqauin Guzman i njohur si “El Chapo” është shpallur fajtor për të gjitha akuzat ndaj tij për trafikim të drogës.
Guzman, 61 vjeç, ende nuk është dënuar, po vendimi nënkupton burgim të përjetshëm, raporton BBC.

Meksikan u akuzua se ishte mbrapa kartelit të drogës gjithëpërfshirëse Sinaloa, për të cilën prokurorët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA, transmeton IndeksOnline.

Juria në gjykatën federale të Bruklinit, të cilët kanë dëgjuar më shumë se 200 orë dëshmi, i janë dashur 34 orë diskutime përgjatë gjashtë ditëve, për të dalë në këtë përfundim. “El Chapo” është shpallur fajtor për 10 akuza që Prokuroria kishte ngritur kundër tij.

61-vjeçari u arrestua në janar 2016 pasi ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli nëntokësor pesë muaj më parë. Përgjatë gjyqit. Joaquin Guzman e nisi karrierën kriminale si një kultivues kanabisi ndërsa pasuria e tij në momentin e arrestimit vlerësohet të ketë qenë 14 miliardë dollarë.

Ai do të mbahet mend për arratisjet spektakolare nga burgu në Meksikë ndërsa në janar 2017 u ekstradua në SHBA ku ka qëndruar në izolim, në pritje të gjykimit.