Sot në Sevilla u tërhoq shorti për gjysmëfinalet e kupës së Spanjës. Reali dhe Barcelona do të përballen për një vend në finalen e madhe. Ndeshja e parë do të luhet në Nou Camp, ajo e kthimit në Madrid. Me 2 mars do të luhet El Clasico për pikë. Në gjysmëfinalen e dytë do të takohen Betis dhe Valencia. Ndeshjet e para me 6 dhe 27 shkurt. Dueli për titull do të zhvillohet me 25 maj në Benito Villamarin në Sevilla.

Loading...