Elvana dhe Brunilda ishin të ftuara pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të treguar më shumë mbi eksperiencën në “Hell’s Kitchen” dhe jo vetëm.
Ato vendosën që të mos bashkoheshin në të njëtin panel, e kjo vërtetoi se marrëdhënia mes tyre është e ftohtë edhe përtej ekranit.

Në bisedë e sipër, Elvana dha lajmin se shef Renato e ka bërë pjesë të stafit të tij në restorant, por pak më vonë Brunilda surprizoi duke treguar se nuk ka qenë vetëm Elvana që e ka marrë një ftesë të tillë.

Teksa Bieta e ngacmoi për këtë fakt, ajo tha se ftesa nga shef Renato nuk i ka munguar, pasi ai i ka ofruar mbështetje dhe ndihmë, por ka qenë vetë dëshira e saj për të mos punuar me të.

Më tej, Brunilda tregoi se ka në plan të krijojë një projekt të vetin, së bashku me Oligertin, një tjetër pjesëmarrës në “Hell’s Kitchen”.

Top Channel

Loading...